Kosova shënoi të martën, ditën kombëtare të të pagjeturve dhe me këtë rast, drejtuesit institucionalë të vendit u angazhuan se do të bëjnë cmos për të zbardhur fatin e tyre. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti bën homazhe te memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.