Te dielën përfundon pelegrinazhi i Haxhit në Arabinë Saudite, që këtë vit, u zhvillua si asnjëherë tjetër. Në etapën e fundit të Haxhit, pelegrinët myslimanë morën në duar gurë të dezinfektuar ndërsa qëllonin me ta djallin, në ritualin e fundit të rëndësishëm të Haxhit, që mbreti saudit pranoi se kish qenë shumë i vështirë të organizohej në mesin e pandemisë së koronavirusit.