Punonjëset e fasonerisë në Bilisht, u ngritën sërish në protestë këtë të enjte duke bojkotuar punën deri në zgjidhjen e shqetësimeve të tyre. Ndonëse u arrit një marrëveshje për marrjen e plotë të pagës, punonjëset vendosën të ngriheshin për të dytën herë në harkun kohorë të 24 orëve, në protestë.