Në ditën e 57 të luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin pretendon se është ‘cliruar’ qyteti i rrafshuar i Mariupolit pas afro dy muajsh luftime. Por, presidenti amerikan Joe Biden thotë se Putin është i destinuar të dështojë dhe njofton një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, përfshirë Howitzers dhe dronë taktikë.