Në ditën e 56 të luftës së Rusisë në Ukrainë, banorët në qytetin lindor të Kramatorskut, po përgatiten për më të keqen, ndërsa ata të rajoneve të kievit janë kthyer në shtëpitë e tyre për ti gjetur fshatrat dhe shtëpitë të mbushura me mina e kurthe të tjera. Presidenti rus Vladimir Putin, ka treguar ndërkohë muskujt e tij me testimin e një rakete të re balistike, ndërkontinentale, me kapacitet bërthamor. Ndërsa rrethimi i Mariupolit vazhdon, lideri i këshillit Evropian, Charles Michel vizitoi Kievin dhe premtoi se BE do të bëjë gjithcka që mundet për ta ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën.