Në qendër të kryeqytetit, u mbajt këtë të enjte cikli i parë i diskutimeve përsa i përket draftit të kodit të ri penal, i cili iu servis përherë të parë publikut në 25 korrik të këtij viti. Përgjatë kësaj periudhe, drafti u kritikua ashpër nga subjektet politike por edhe nga vetë profesionistët e fushës, ku dy prej tyre prokurori i përgjithshëm Olsian Ccela dhe kreu i dhomës së avokatisë Maksim Haxhia kundërshtuan përgatitjen e dokumentit prej më shumë se 900 nenesh. Diskutimi për ti dhënë përgjigje kritikëve, por dhe për të sqaruar paqartësitë, u ccel nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja, i cili me vendosmëri u shpreh se drafti do shtrohet për diskutim publik dhe do të miratohet pasi të marrë vulën nga Brukseli.