Kryeministri Edi Rama përgëzon qëndrimin e kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti, për vendimin e tij për të pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për krijimin e asociacioni të komunave me shumicë serbe. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social ‘X’, kryeministri shkruan se Kurti dhe Vuçiç, duhet të demonstrojnë lidership për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve, në funksion të paqes.