Greqia pritet të ashpërsojë legjislacionin dhe rregulloret e konsumit të alkoolit dhe të duhanit në hapësirat publike. Sipas propozimit që po diskutohet nga Qeveria greke, do të vendoset ndalimi i plotë i konsumit të pijeve alkoolike dhe duhanit në publik. Drafti është hartuar pas dy rasteve të regjistruara në Janinë dhe Kallamatë, ku dy 14-vjeçare janë shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të toksikimit nga pijet alkoolike.