Tetë muaj më parë fitoi zgjedhjet e përgjithshme ndërsa tani pëson disfatë në zgjedhjet lokale. Kryeministri I kosovës, Albin Kurti, megjithatë, ka vijuar axhendën e tij në dukje i pashqetësuar, dhe ende nuk ka një reagim për rezultatin. Sot, ai ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic e kjo ishte dalja e parë e tij në publik nga e diela rreth orës 18.30, kur hyri në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të qëndruar atje për orë të tëra.