Afro 900,000 shtëpi në jug të Kanadasë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës. Shtatë persona ndërkohë kanë humbur jetën nga pemët e shkulura nga era e fortë dhe një grua u nda nga jeta pas përmbysjes së një anije në Lumin Otava.