Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është vendosur zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria Speciale, SPAK. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave pastrimi i produkteve të veprës penale, refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë dhe shpërdorim detyre. Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nisi më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, ndërsa më pas kaloi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.