Ceremonia e diplomimit për maturantët e gjimanzit Partizani, u zhvillua në shkollën e re, e cila u ringrit pas tërmetit të 26 nëntorit. I pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se ringritja e shkollës ishte një premtim i dhënë dhe i mbajtur.