“Mesazhi i sekretarit James O’Brien ishte i qartë, mesazhi im është i qartë, Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime shumë domethënëse për mënyrën se si po zbatohet kjo rregullore”, ka qenë kjo deklarata e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier për çështjen e ndalimit të dinarit serb. Diplomati amerikan tha se këto shqetësime janë ngritur edhe në publik edhe në privat.