Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërmjetësuesi evropian i procesit, Mirosllav Lajçak, priti kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa më vonë do të takojë edhe delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga Petar Petkoviq. Takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende e sigurt se do të ndodhë.