Kryeministri ALbin Kurit ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të cilëve u ka bërë të ditur se monedha Euro do të jetë monedha zyrtare në Kosovë dhe ka kërkuar prej tyre që të respektojnë vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës. Takimi i Kurtit me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, vjen pak ditë pasi SHBA-ja i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta rishqyrtojë vendimin e BQK-së për dinarin, ndërsa Bashkimi Evropian i kërkoi sqarime për të.