Nga data 1 shkurt, të gjithë transaksionet me kesh në Kosovë do të kryhen në monedhën europiane Euro, që do të jetë edhe monedha zyrtare e vendit, sipas vendimit të marrë nga Banka Qëndrore e Kosovës. Pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve për të shtyrë vendimin, autoritetet në Kosovë janë të vendosur të shkojnë përpara, teksa kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili u shpreh se institucioni që ai drejton nuk është politik dheë se vendimet duhen zbatuar.