Heqja nga qarkulli i dinarit serb në Kosovë ka shkaktuar debat të fortë, megjithatë për kryeparlamentarin Glauk Konjufca ky është një vendim i vonuar dhe se transaksionet me monedhën e Serbisë duhej të ishin ndalur vite më parë. Kryetari i Parlamentit në Kosovë u është përgjigjur edhe shqetësimeve të ambasadorit amerikan në Prishtinë se ky vendim mund të shkaktojë tensione dhe trazira në veri të vendit. Konjufca u shpreh se nuk pret që Kosova të sanksionohet nga ndërkombëtarët për vendimin e BQK-së, i cili është në respekt të Kushtetutës së vendit.