Moti i keq ka mbërthyer zonat malore të vendit, ku janë rikthyer reshjet e dëborë. Në Dibër, Kukës dhe Korçë trashësia e saj ka arritur në mbi 10 centimetra në zonat malore, teksa ka zbardhur edhe qytetet. Në Peshkopi trashësia e dëborës arrin 10 centimetra dhe në disa zona mbi 800 metra nga niveli detit arrin në 20 deri 25 centimetra. Aksi Peshkopi Maqellarë është i kalueshëm vetëm me goma dimërore ose zinxhirë.