Reshjet e dendura të shiut të cilat nisën pasditen e djeshme janë shoqëruar edhe me reshje dëborë në lartësinë 300 metra mbi nivelin e detit. Reshje ka patur edhe në njësitë administrative Martanesh si dhe në zonat e thëlla të njesive Oatren, Trebisht dhe Zerqan duke rrezikuar kështu të mbjellat dhe në frutikulturë. Ndërkohë reshjet e dëborës kanë sjellë probleme në rrugët që të çojnë për tek minierat e Martaneshit, Zonën D si dhe Tërnovë. Policia bën thirje drejtuesëve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë.