Konflikti Basha-Berisha, përveçse një përballje akuzash, tashmë është kthyer edhe në një duel numrash. Kryetari aktual pretendon se ka në krah të tij strukturat e partisë si Kryesinë dhe kryetarët e degëve, ndërsa ish-lideri historik i PD-së pretendon se ka mbështetje të madhe nga baza e anëtarësisë, e thënë ndryshe edhe nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. Të dy kanë zgjedhur data të ndryshme për mbledhjen e Kuvendit, 11 dhe 18 Dhjetor, duke vendosur kështu demokratët në dilemën se te cili duhet të shkojnë për të shprehur mendimet e tyre rreth të ardhmes së forcës politike ku ata bëjnë pjesë.