Kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Alfred Elezi, ka zbuluar detaje rreth atentatit në qytetin e Rrëshenit ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë, konkretisht Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi. Elezi u shpreh se personat që mbetën të plagosur ishin në tavolinë me viktimën kur ndodhi atentati dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.