Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gramsh të Lezhës. Top News mëson se flakët kanë nisur në katin e tretë të banesës duke u përhapur më tej. Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar pasi familjarët kanë arritur të dalin nga banesa në kohë. Aktualisht zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për të shuar flakët. Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit mbeten ende të paqarta.