Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar këtë të hënë si pasojë e rënies së zjarrit në një shtëpi të moshuarish në periferi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Sipas, Radiotelevizionit të Serbisë, zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të hënën në komunën e Barajevës, në jug të Beogradit.