Top News/ Digjet qielli mbi Moskë, afër Kremlinit/Evakohen 400 persona, godina përfshihet nga flakët
09/02/2024 12:07

Një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në një godinë banimi në veriperëndim të Moskës, është vënë më në fund nën kontroll pas evakuimit të rreth 400 personave – thanë autoritetet ruse. Edhe mëngjesin e të premtes, autoritetet nuk e bënë ende publik shkakun e zjarrit dhe thanë se nuk kishin informacione për viktima të mundshme. Zjarri u regjistrua në një ndërtesë afër stacionit të metrosë “Aeroport” në veriperëndim të qytetit, sipas degës së shërbimeve lokale në ministrinë e situatave emergjente. “Zjarri është vënë nën kontroll”, thuhej në deklaratë pa ofruar më shumë detaje. Sipas një gazetari të AFP-së në vendngjarje, catia e ndërtesës ishte përfshirë nga flakët dhe ishte shembur pjesërisht, ndërkohë që edhe qielli dukej sikur po digjej. Rreth 20 automjete zjarrfikësish dhe disa makina policie ishin në vendngjarje. Ministria e emergjencave më herët tha në Telegram se 4 mijë metra katrorë ishin përfshirë nga flakët dhe më shumë se 130 specialistë ishin dërguar në vendngjarje, bashkë me dy helikopterë që lëshuan 15 tonë ujë nga lart. Një banore në vendngjarje i tha AFP-së se ajo ishte zgjuar nga zjarrfikësit që i kishin kërkuar të largohej menjëherë. 83 vjecarja tha se ajo kishte marrë me shpejtësi macen e saj dhe pasaportën dhe kishte dalë nga ndërtesa bashkë me fqinjët e saj. “Zjarrfikësit kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shuar flakët”, tha në telegram kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobianin. “Banorët e evakuuar po marrin të gjithë ndihmën e nevojshme”, shtoi ai. Godina ishte ndërtuar në vitet 1950 dhe pasardhësit e shumë shkrimtarëve dhe pjesëtarëve të inteligjencës ruse, banojnë atje.

Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31