Një zjarr i madh ka përfshirë një terren ranor në fshatin Delisur të njësisë administrative Novoselë, ku flakët janë favorizuar nga era dhe janë përhapur në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse ka qenë e pamundur, ndaj në këtë zonë po operojnë katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës.