Makina e një polici kufitar të Kosovës është djegur mëngjesin e 3 prillit. Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin Veri, Veton Elshani. Sipas, Radio Evropa e Lirë bëhet fjalë për një polic të nacionalitetit serb, i cili nuk ishte larguar nga puna në nëntor të vitit 2022, kur serbët në mënyrë masive u larguan nga institucionet e Kosovës. Largimet e serbëve nga institucionet u nxitën nga mospajtimet që ata kishin lidhur me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me konvertimin e targave të makinave.