Digjen një makinë dhe një motor gjatë natës në fshatin Kaninë të Vlorës. Ngjarja është regjistruar në orën 01:40 në një banesë ku po digjeshin makina dhe motori . Është njoftuar policia dhe zjarrëfiksit të cilët kanë mbërritur në vendgjarje dhe kanë mundur të shuajnë zjarrin i cili kishte shkrumbuar pothuajse makinën dhe motorin. Policia ka marrë në pyetje pronarin si dhe po heton për rastin, pasi dyshohet si zjarrëvënie e qëllimshme.