Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, zjarri në mjet ka rënë rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave. Nga ana e grupit hetimor po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.