Greqia prej ditësh është goditur nga një valë temperaturash tw larta dhe pluhur afrikan. Sipas meterologëve, të enjten janë regjistruar temperatura mbi 40 °C në 136 stacione meteo. Pluhuri afrikan, i kombinuar me nxehtësinë, e bëjnë atmosferën mbytëse në të gjithë Greqinë, deklaroi Agjencia Evropiane e Kopernikut për ndryshimet klimatike.