Këto janë pamjet në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Fusha e mbetjeve edhe njëherë u përfshi nga flakët. Djegia e plastikës dhe lëndëve të tjera shkaktoi çlirimin e tymit toksik në të gjithë këtë zonë. Ata që po e vuajnë më shumë këtë situatë janë banorët e zonës. Mbyllja e dritareve nuk e ndalon erën e keqe. Forcat zjarrfikëse ndërhynë duke hedhur ujë si dhe duke hedhur dhe sipër mbetjeve por kjo gjë nuk I ka frenuar flakët që u përhapën me shpejtësi dhe nga era e fortë.