Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në fshatin Gajush, në rrugën e Burgut, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Banesa, e cila është në pronësi të Pjetër Gjonajt, ishte e banuar në momentin e ngjarjes nga bashkëshortët e moshuar dhe një fëmijë. Ata kanë pësuar probleme shëndetësore si pasojë e flakëve, dhe janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në spital.