Një zjarr aksidental ka djegur plotësisht një banesë orët e para të mëngjesit në fshatin Derviçan në Dropull. Bëhet me dije se flakët kanë rrezikuar edhe banesat fqinje. Ndërkohë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Dropullit dhe Gjirokastrës për të penguar avancimin e mëtejshëm të zjarrit. Deri më tani dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, si shkak i një shkëndije elektrike.