Një banesë në Devoll u përfshi nga flakët mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ndodhi në fshatin Pilur, ndërsa zjarri ra në banesën e Gëzim Bonos. Flakët përfshinë thuajse të gjithë shtëpinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, u bë e mundur izolimi i zjarrit dhe shmangia e përhapjes në banesat përreth.