Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Flakët kanë djegur thuajse totalisht makinën tip Volsëagen, e cila dyshohet se ka patur një problem teknik. Ndërkaq, një tjetër makinë ka pësuar dëme si pasojë e djegies. Fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime shoferi i automjetit.