Autobusi I cili transportonte dhjetra punonjës të një fasonerie nga Fieri drejt Vlorës ka shpërthyer në flakë në afërsi të mbikalimit të Novoselës. Burime nga vendi I ngjarjes bëjnë me dije se fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe më pas nga pjesa e motorit kanë nisur flakët. Shkak dyshohet një shkëndijë në motor. Prej atij momenti, punonjësit kanë nisur të dalin prej mjetit.