Një vatër madhe zjarri ka përfshirë këtë të martë një sipërfaqe me ullinj në fshatin Balëz, në Bradashesh të Elbasanit. Zjarri ka nisur rreth orës 11:55 paradite dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Terreni i vështirë malor dhe kushtet atmosferike kanë vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, të cilat janë shuar.