Një siperfaqe prej dy hektaresh me pisha eshte shkrumbuar nga flaket ne kodrat e fshatit Peshtan te njesise administrative Frakull. Sipas kryeplakut te fshatit Petrit Mucaj zjarri ka rene rreth ores 17:00 te pasdites se djeshme dhe eshte riaktivizuar serish mengjesin e sotem. Nuk eshte hera e pare qe kodrat e fshatit Peshtan perfshihen nga flaket duke shkaktuar deme te konsiderueshme jo vetem ne pisha por dhe ullishte.