Dy makina u dogjën në Korçë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Maliq. Ngjarja ndodhi në fshatin Sovjan, ndërsa mjetet ishin të parkuara. Mësohet se fillimisht flakët ranë në njërin prej mjeteve. E më pas përfshinë makinën tjetër që ishte parkuar pak metra më larg. Si pasojë njëri prej automjeteve u shkrumbua totalisht ndërsa tjetëri pjesërisht. Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënje të qëllimshme. Por pronari i makinës që u shkrumbua mohon të ketë konflikte. Një grup hetimor mori në pyetje banorët për të kuptuar më shumë për këtë ngjarje.