Disa lokale janë përfshirë nga flakët këtë të enjte në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë. Policia e Kosovës bën me dije se fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm për dëme materiale. Drejtuesi i zjarrfikësve në Prishtinë Malë Gashi, në një deklaratë për mediat tha se zjarri ka përfshirë gjashtë biznese , mes tyre kafene dhe dyqane që shesin fruta dhe perime, si dhe biznese për shitjen e pajisjeve elektronike.