Pas dekretimit nga ana e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, të kryesocialistit Edi Rama, për formimin e qeverisë, ku njëherësh e mandaton atë edhe për ngritjen e funksionimin e ministrit virtual, ‘Diella’, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, shkruan se ky dekret është jo vetëm qesharak por edhe antikueshtetuese.