Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ishte i prerë ndaj partive politike për votën e diasporës. Sipas tij partitë politike duhet të ulen sa më parë, pasi për KQZ, duhet një kohë e konsiderueshme për implementim, dhe nëse kjo nuk ndodh, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të zbatohet.