‘Përmes rrënjëve lartësohemi.’ Slogani i samitit treditor në kryeqytet flet shumë për diasporën shqiptare, e cila sipas të dhënave zyrtare ka ditur të kthejë kokën pas dhe sot e kësaj dite vijon të dërgojë të ardhura për familjarët në Shqipëri, të cilat në gjuhën ekonomike quhen remitanca. Kështu, vitin e kaluar u shënua rekord në nivelin e të ardhurave që emigrantët dërguan në Shqipëri përmes kanaleve zyrtare. Remitancat arritën në më shumë se 1.1 miliardë euro, pra 74 milionë euro më shumë krahasuar me një vit më parë.