Ministri i Financave, Ervin Mete deklaron se ka ardhur koha që diasporta shqiptare të mos shihet më vetëm te dërgesat e remitancave, por të çlirohet potenciali që ka për të promovuar investimet e huaja direkte në Shqipëri. Duke folur në panelin ‘Diasporta Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm’, Mete deklaroi se ekzistojnë mundësitë dhe hapësirat për një përfshirje edhe më të gjerë të diasporës, përmes projekteve dhe investimeve në sektorët prioritarë.