Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do të përfundojë mandatin e tij brenda dy ditësh. Ai është shprehur për Radiotelevizionin e Serbisë se BE-ja do të jetë e angazhuar në procesin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçaku u shpreh se Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, do të përfshihet në këtë çështje, së bashku me Peter Sorensen, pasardhësin e Lajçak. Sipas Lajçak, pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, që mbahen më 9 shkurt, do të ketë një propozim për Kosovën dhe Serbinë.