Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier teksa ishte pjesë e panelit të samitit të Ballkanit Perëndimor në Prishtinë tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke. Diplomati tha se nëse nuk është njohje reciproke, çfarëdo tjetër, nuk e përmbush vizionin e Europës së plotë, të lirë e të paqtë.