I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë mbërritur të hënën në një vizitë zyrtare në Prishtinë, për të kthyer Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve. Lajçak dhe Escobar e kanë nisur vizitën në presidencë, ku u pritën nga presidentja Vjosa Osmani. Pas një takimi që zgjati rreth një orë, Escobar dhe Lajçak janë nisur drejt kryeministrisë për tu takuae me Albin Kurti.