Departamenti amerikan i Shtetit ka ritheksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, është “e vetmja rrugë përpara”. Në një koment për Radio Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet dy vendeve, si rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve.