Pas marrëveshjes mes dy qeverive, Shqipëria ka nisur me lëshimin e lejeve të qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës të cilët jetojnë në vendin tonë, qoftë për arsye familjare, pune apo për shkollim. Ministri i Brendshëm Beldi Cuci priti në zyrën e tij dy të rinj, Arnitën dhe Kushtrimin, të cilëve u dha në dorë kartat 5 vjecare të rinovueshme pa afat, për qëndrimin në Shqipëri. Cuci u shpreh se sot janë lehtësuar tërësisht procedurat për Leje Qëndrimi, me aplikim online dhe pa dokumente.