Katari u bë vendi i parë i Lindjes së Mesme që mori pandat gjigante kineze, të cilët, u vendosën në lagje luksoze me ajër të kondicionuar. Qeveria kineze i dërgoi kafshët si dhuratë për të shënuar Kupën e Botës që fillon më 20 nëntor. Suhail, i cili peshon 130 kilogramë dhe partnerja e tij femër, duhet t'i nënshtrohen karantinës 21 ditësh dhe do të prezantohen para Kupës së Botës.