Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një automjet në pronësi të prokurorit të Vlorës, Maksim Sota pas dyshimeve se makina është blerë nga trafikantët e drogës. Prokurori Maksim Sota ka apleuar masën e sekuestros teksa ka kërkuar rikthim të automjetit të sekuestuar. Sipas Sotës nuk ka asnjë provë që e implikon me trafikantët e dorgës. Kujtojmë se seanca gjyqësore ndaj tij do të mbahet në 27 janar, ku gjykata e posaçme e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të japë verdiktin nëse do të kthejë apo jo autmjetin.